PDF Print E-mail
INSTRUMENTAT NDËRKOMBËTARË TË SË DREJTËS KU ADERON DHE ËSHTË PALË REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Me ligjin nr. 8960, datë 24.10.2002, “Për ratifikimin e Kartës Sociale Evropiane, e Ndryshuar” parashikohet se të gjithë personat me përgjegjësi familjare që janë angazhuar ose dëshirojnë të angazhohen në punësim, kanë të drejtë ta bëjnë këtë pa iu nënshtruar diskriminimit dhe, sa të jetë e mundur, pa konflikt ndërmjet përgjegjësive të tyre familjare dhe të punësimit. Gëzimi i të drejtave të parashikuara në këtë Kartë do të sigurohet pa diskriminim të çfarëdo shkaku si race, ngjyre, seksi, gjuhe, besimi fetar, mendimi politik, prejardhjeje kombëtare ose origjine shoqërore, shëndeti, shoqërizimi me një minoritet kombëtar, lindjeje ose statusi tjetër.

Ligji Nr. 9320, datë 25.11.2004 “Për ratifikimin e Konventës Nr. 97 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, për Migracionin për Punësim, e rishikuar”.
Me ratifikimin e kësaj konvente, shtetet palë marrin përsipër të vënë në dispozicion të Zyrës Ndërkombëtare të Punës dhe pjesëtarëve të tjerë sipas kërkesës çdo informacion për politikat kombëtare, ligjet dhe rregulloret që lidhen me emigracionin dhe imigracionin; informacion për masat specifike lidhur me migracionin për punësim dhe kushtet e punës dhe jetesës së migrantëve për punësim, si dhe informacion për marrëveshjet e përgjithshme dhe masat e veçanta për këto çështje të lidhura nga Shtetet Palë.
Gjithashtu, Neni 2 i saj, parashikon se çdo Shtet Palë për të cilin kjo Konventë është në fuqi merr përsipër të mbajë ose të përmbushë mbajtjen e një shërbimi të përshtatshëm dhe falas për të ndihmuar migrantët për punësim, dhe në mënyrë të veçantë t’u japë atyre informacion të saktë.

Nëpërmjet Ligjit Nr. 9555, datë 08.06.2006, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane “Për statusin Ligjor të Punëtorëve Migrantë”, Shqipëria, duke u bërë një ndër shtetet palë, merr përsipër që statusi ligjor i punëtorëve migrantë të standartizohet në mënyrë që të lehtësojë me tej zhvillimin shoqëror të tyre dhe pjesëtarëve të familjeve të tyre, duke siguruar trajtim dhe kushte sa më të mira.

Me ligjin nr. 9564, datë 19.6.2006 “Për ratifikimin e Konventës nr. 143 “Për punëtorët migrantë (dispozita plotësuese), 1975” të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, bërë në Gjenevë”, shteti shqiptar si shtet palë me të drejta dhe detyrime të plota në këtë Konventë, në kuadër të respektimit të të drejtave themelore të njeriut për të gjithë punëtorët migrantë, do të miratojë të gjitha masat e nevojshme dhe të duhura si brenda juridiksionit të tij, ashtu edhe kur kërkohet bashkëpunim me anëtarët e tjerë për të përcaktuar nëse ka punëtorë migrantë të punësuar joligjërisht në territorin e tij dhe nëse, prej andej niset, kalon apo arrin në territorin e tij çdo lëvizje e migrantëve me motive punësimi, ku migrantët gjatë udhëtimit në mbërritje ose gjatë periudhës së qëndrimit dhe të punësimit të tyre u nënshtrohen kushteve që bien ndesh me instrumentet apo marrëveshjet ndërkombëtare përkatëse dypalëshe ose shumëpaleshe, ose me ligjet dhe aktet nënligjore kombëtare.

Gjithashtu, në kuadër të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, shteti shqiptar nëpërmjet Ligjit nr. 9703, datë 2.4.2007 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare “Për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve migrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre”, merr detyrimin të zbatojë këtë Konventë, për të gjithë punëtorët migrantë dhe anëtarët e familjeve të tyre pa dallim gjinie, race, ngjyre, gjuhe, feje ose besimi, bindjesh politike, origjine kombëtare, etnike apo shoqërore, kombësie, moshe, gjendjeje ekonomike, pasurie, gjendjeje civile, lindje apo status tjetër.

Nëpërmjet Ligjit nr. 9809, datë 27.9.2007 “Për ratifikimin e Konventës nr .47 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) “Për standardet minimale për anijet tregtare, 1976”, si dhe të Protokollit të vitit 1996 të Konventës “Për transportin tregtar”, Republika e Shqipërisë si shtet anëtar, ka ndërmarrë masa për të hartuar ligje ose rregulla për anije të regjistruara në territorin e saj, me qëllim që të garantojë standarte sigurie sociale, duke përfshire standardet e kompetencës, orët e punës dhe qëndrimit, për të garantuar sigurinë e jetës në anije duke shmangur çdo dallim, përjashtim ose preferencë të bërë në bazë të racës, ngjyrës, seksit, fesë, bindjeve politike, prejardhjes kombëtare apo origjinës sociale, që ndikon në anulimin ose mungesën e mundësive apo trajtimit të barabartë në punësim apo profesion.
 
 

Të rejat më të fundit

Migracioni
SIGURIMET SHOQËRORE
Ligji nr. 9668 datë 18.12.2006 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi” që ka zëvendësuar ligjin e vitit 2003
Neni 34. Sigurimet shoqërore të emigrantëve

“Sigurimet shoqërore të emigrantëve shqiptarë, të punësuar në mënyrë të rregullt, rregullohen në bazë të legjislacionit për sigurimet shoqërore të shtetit shqiptar dhe të shtetit pritës, marrëveshjeve dypalëshe në këtë fushë dhe konventave ndërkombëtare për sigurimet shoqërore, ku Republika e Shqipërisë është palë”
- Situata aktuale. Në fushën e mbrojtjes sociale, Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe me Turqinë për transferimin në vendin e origjinës së kontributeve të sigurimit shoqëror të derdhura në vendin pritës.
Negociatat me Rumaninë dhe Bullgarinë për këtë lloj marrëveshjeje janë në fazë të avancuar.
Migracioni i parregullt

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot63
mod_vvisit_counterDje89
mod_vvisit_counterKëtë Javë227
mod_vvisit_counterKëtë Muaj763
mod_vvisit_counterGjithsej48794