|
Informacione mbi procedurat e rregullta të emigrimit ne SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS (SHBA) |
|
|
|
Proçedurat për rezidencë të përhershme ose të vazhdueshme në SHBA
Jam një rezident i vazhdueshëm/përhershëm. Si mund t’i ndihmoj të afërmit e mij të bëhen rezidentë të vazhdueshëm/përhershëm të SHBA-së?
Si rezident i vazhdueshëm/përhershëm i SHBA-së, ti mund të ndihmosh një të afërm/e të bëhet edhe ai/ajo rezident i vazhdueshëm, bazuar në statusin tënd. Për këtë, ti duhet të sponsorizosh të afërmin/en tënde, si dhe të jesh në gjendje të provosh se zotëron të ardhura apo asete të mjaftueshme për të mbajtur të afërmin/it e tu, kur ai/ato të vijnë në SHBA. Ti e fillon këtë proces duke paraqitur një Formular I-130, Kërkesë për një të Afërm të Huaj. Ky formular mund të gjendet në faqen e internetit tek: www.uscis.gov.
Për cilët të afërm mund të paraqes kërkesë?
Një rezident i vazhdueshëm/përhershëm në SHBA mund të paraqesë kërkesë për të afërmit, si më poshtë: • bashkëshort/e ;dhe • fëmijë të pamartuar, pavarësisht moshës.
Shënim: vetëm shtetas të SHBA-së mund të paraqesin kërkesë për fëmijë të martuar. Kur paraqit kërkesën do të të kërkohet të paraqesësh edhe prova të lidhjeve familjare me personin për të cilin po paraqet kërkesë.
Çfarë i sjell të afërmit tim kërkesa?
Duke paraqitur kërkesën lidhur me të afërmin, I-130 dhe duke provuar lidhjen kualifikuese, i jep të afërmit tënd një rradhë për numrin e vizës, mes të tjerëve që po presin të imigrojnë, bazuar në të njëjtën lidhje, nga i njëjti vend apo rajon. Kur i afërmi juaj del në krye të radhës, ai/ajo mund të jetë kandidat/e për të imigruar.
P.sh. ti paraqet kërkesë për bashkëshort/en tënde. Ti depoziton një kërkesë I-130 për bashkëshort/e. Kur të miratohet, kërkesa jote i jep atij/asaj një vend në rradhën e njerëzve nga i njëjti vend, që po kështu janë bashkëshortë/e të rezidentëve të vazhdueshëm/përhershëm.
Vendi i të afërmit tënd në rradhë do të bazohet në datën, kur ti ke paraqitur kërkesën. Pra është përparësi për ta paraqitur kërkesën sa më shpejt të jetë e mundur. Kur nuk ka rradhë pritjeje për më të afërmit e shtetasve të SHBA-së, djem dhe vajza më shumë se 21-vjeç, sigurisht do të kesh një kohë pritjeje. Pra, nëse bëhesh shtetas i SHBA-së, përmes procesit të natyralizimit, në një kohë kur të afërmit e tu po presin për lëshimin e vizave, ato do të kenë mundësi të imigrojnë më shpejt.
Po për familjen e të afërmit tim?
Në shumicën e rasteve, kur bashkëshort/ja jote arrin në krye të rradhës, fëmijët e saj/tij të pamartuar, nën 21-vjeç mund të bashkohen me të afërmin në të njëjtën kërkesë për vizë. Sidoqoftë, nëse një fëmijë i/e pamartuar bëhet 21 vjeç para se të arrijë “në krye të rradhës” ty do të të duhet të paraqesësh një kërkesë të veçantë për çdo fëmijë të përfshirë në kërkesën origjinale/ e parë. Ndiq udhëzimet si më poshtë dhe përfshi një kopje të marrjes së njoftimit për dorëzimin e kërkesës së parë/origjinale.
Po nëse fëmija im martohet?
Një kërkesë për fëmijë të pamartuar do të refuzohet automatikisht, nëse ai/ajo martohet, meqë nuk ka kategori vize për një djalë apo vajzë të martuar të një rezidenti të vazhdueshëm/përhershëm. Sidoqoftë, nëse ti bëhesh shtetas i SHBA-së, para se të martohet fëmija yt, ti mund ta vazhdosh proçesin e imigrimit, duke paraqitur një kërkesë të re I-130 për fëmijën tënd.
Pasi paraqes kërkesën, sa kohë do të kalojë, para se i afërmi im të mund të imigrojë?
Për shumicën e të afërmëve, kombinimi i kërkesës së lartë dhe kufijtë e vendosur, lidhur me numrin e njerëzve që mund të imigrojnë çdo vit, do të thotë që pritja mund të jetë edhe disa vite. Kur i afërmi tënd arrin në krye të rradhës, Departamenti i Shtetit-SHBA e kontakton të afërmin tënd dhe e fton atë të paraqesë kërkesë për një vizë imigratore. Nëse je i/e interesuar për kohët aktuale të pritjes, shih “Visa Bulletins” në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit tek : www.travel.state.gov/visa.
A mund të presë i/e afërmi/ja ime në SHBA, derisa ai/ajo të mund të bëhet rezident/e i/e vazhdueshëm/me ?
Jo. Kërkesa e miratuar për të afërmin/en tënd/e i jep atyre një vend në rradhë, mes të tjerëve, që presin të imigrojnë. Ajo nuk i jep leje të afërmëve të tu të jetojnë apo të punojnë në SHBA, ndërkohë që ai/ajo pret të paraqesë kërkesë për rezidencë të vazhdueshme/përhershme. Nëse ai/ajo hyn apo qëndron pa statusin ligjor, kjo do të cënonte përzgjedhshmërinë/kandidaturën e tij/saj për t’u bërë rezident/e i/e vazhdueshëm/me/përhershmëm/e, kur të arrijnë vendin e tij/saj në radhën për lëshimin e një vize.
Paraqitja e një kërkesë nga ana ime, a më angazhon për diçka?
Po. Sipas ligjit, çdo person, që imigron bazuar në kërkesën për të afërmin, duhet të ketë një sponsor financiar. Nëse ti zgjedh të sponsorizosh imigrimin e të afërmit tënd, duke paraqitur kërkesë për të afërmin, kur të vijë koha e imigrimit të tij/saj, ti duhet të pranosh të jesh sponsori financiar i tij/saj duke paraqitur Formularin I-864, Garanci Mbështetjeje-Affidavit of Support. Nëse nuk i plotëson kualifikimet financiare, atëhere këtë zotim mund ta bëjnë individë të tjerë.
Si ta paraqes kërkesën?
Ndiq udhëzimet e kërkesës I-130 dhe kontrollo websjatin e USCIS-it për çdo përditësim apo udhëzime dhe gjithçka lidhur me tarifat. Sigurohu që kërkesa jote është e plotë, e nënshkruar dhe që ti ke paguar tarifat e duhura. Ty do të të duhet të paraqesësh prova të rezidencës tënde të vazhdueshme/përhershme, si një Kopje të Kartës së Rezidentit të Vazhdueshëm/Përhershëm nga të dy anët. Ty po kështu do të të duhet të paraqesësh prova, që mbështesin lidhjen/marrëdhënien tënde kualifikuese me çdo person për të cilët ti po paraqet kërkesë.
Çfarë ndodh pasi kam paraqitur kërkesën?
USCIS-Shërbimet për shtetësinë dhe Imigrimin-SHBA do të të dërgojnë një dëftesë, ku konfirmohet se e kanë marrë kërkesën tënde. Nëse kërkesa nuk është e plotë, ato mund të ta refuzojnë apo mund të të kërkojnë më shumë informacion, çka do ta vonojë përpunimin dhe shqyrtimin. Pra duhet të dërgosh të gjithë dokumentet e kërkuara, që hëerën e parë për të shmangur vonesat.
USCIS të njofton kur marrin një vendim. Kërkesat me kohra të gjata pritjeje mund të mos miratohen menjëherë. Në websajtin e USCIS-it jepen afatet kohore tw shqyrtimit të kërkesës I-130 ). Normalishit, nëse këto Shërbime, e miratojnë kërkesën, ato e dërgojnë miratimin tek Qendra Kombëtare eVizave (NVC) të Departamentit të Shtetit-SHBA (U.S. Department of State’s National Visa Center-(NVC). Kur vendi i të afërmit tuaj në rradhën e pritjes mundëson lëshimin e një numri vize. NVC-ja do të të njoftojë ty dhe të afërmin tënd, duke e ftuar atë dhe personat në varësi që janë të kualifikueshëm të paraqesin kërkesë për lëshim vizash. Informacione më të hollësuishme do të gjenden tek uebsajti i Departamentit të Shtetit-SHBA tek: www.state.gov.
Ç’ndodh, kur unë në kohën që paraqita kërkesë për një të afërm, isha një rezident i vazhdueshëm/përhershëm, por tani jam shtetas i SHBA-së?
Nëse je bërë shtetas i SHBA-së, në kohën kur i afërmi tënd po pret për lëshimin e një vize, ti mund të përditësosh për më lart klasifikimin e vizës për të afërmin tënd dhe të shtyni përpara shqyrtimin e asaj kërkese duke njoftuar agjencinë kompetente për natyralizimin tënd. Kur ti je shtetas i SHBA-së, bashkëshort/ja tënde dhe fëmijtë e pamartuar nën moshën 21-vjeç, do t’i kenë në dispozicion vizat e tyre menjëherë.
• Nëse je bërë shtetas i SHBA-së, pasi kërkesa jote Formulari I-130, tashmë është miratuar dhe i është pwrcjellë Qendrës Kombëtare të Vizave (NVC) të Departamentit të Shtetit-SHBA, ti duhet të njoftosh NVC-në, se je bërë shtetas i SHBA-së. Kërkesat për të përditësuar dhe ngjitjen në rradhën e shqyrtimit të kërkesës, si rrjedhojë e natyralizimit të kwrkuesit/es duhen dërguar në:
National Visa Center 32 Rochester Avenue Portsmouth, NH 03801-2909
Atje duhet përfshirë edhe një letër me informacione, lidhur me ta afërmin tënd, një kopje të Certifikatës së Natyralizimit tënden dhe një kopje të njoftimit mbi miratimin e kërkesës. Sapo NVC-ja të njoftohet se kërkuesi është natyralizuar, ajo menjëherë do të dërgojë informacion mbi vizat e të afërmit tënd në Ambasadën apo Konsullatën kompetente të SHBA-së për të afërmin tënd.
Për të konfirmuar që miratimi i kërkesës tënde iu përcoll NVC-së, ti mund të kontaktosh sistemin e automatik të regjistrimit të mesazheve me numrin 1-603-334-0700 dhe me një telefon “autouchtone”, fut numrin e dëftesës së lëshuar nga USCIS.
• Nëse je bërë shtetas i SHBA-së dhe kërkesa për të afërmin tënd ende nuk është miratuar nga USCIS, ty të duhet të njoftosh Service Center, ku paraqite kërkesën për vizë për të afërmin tënd. Njoftimin për marrjen e shtetësisë duhet ta dërgosh në adresën e Service Center, sipas asaj që shkruhet në njoftimin e marrjes së kërkesës, kur paraqite këkresën me Formularin I-130.. Përfshi një letër me informacion për të afërmin tënd, një kopje të Certifikatës së Natyralizimit tënd dhe një kopje të njoftimit për marrjen e kërkesës. Ti mund të telefonosh edhe Shërbimin për Klientin në 1-800-375-5283 për asistencë shtesë, nëse nuk je i sigurtë rreth statusit apo vendndodhjes së kërkesës tënde. petition.
• Nëse i afërmi tënd është bashkëshort/e dhe ka fëmijë që janë fëmijtë e tu natyrorë, thjeshtër apo fëmijë të birësuar dhe ti nuk ke paraqitur kërkesa të veçanta për ato, ti duhet të paraqitësh kërkesë të veçantë për secilin syresh, me provat e shtetësisë tënde të SHBA-së.
Sa kohë do të marrë përpunimi dhe shqyrtimi i kërkesës time nga ana e USCIS? Meqë koha e shqyrtim-përpunimit varet nga një sërë faktorësh, vështirë të përcaktosh afate fikse. Ti mund të ndjekësh kohët e shqyrtimit në faqen e internetit tw USCIS-it. Sapo të paraqesësh kërkesën për të afërmin, USCIS paraqet një vlerësim të përditësuar të kohës së shqyrtimit në faqen e internetit tw tij.
Information bazë
Formularët bazë të USCIS të përmendur udhërrëfyesit imigracioinit tw USCIS janë:
Formulari Kërkesë për të Huajin e Afërt I-130 Garanci Mbështetje I-864 USCIS
• Në internet mund të konsultosh dhe të gjesh tek: www.uscis.gov Ti mund të shkarkosh formularë, të dërgosh disa kërkesa me internet, të kontrollosh gjendjen e kërkesës tënde.
Nëse nuk ke mundwsi interneti në shtëpi apo punë, gjej një vend tjetër. Nëse nuk gjen atë që kërkon mund të telefonosh shërbimin “Customer Service” të USCIS.
• Customer Service: 1-800-375-5283 • Hearing Impaired TDD Customer Service: 1-800-767-1833 General Information www.usagov.gov 1-800-333-4636 New Immigrants www.welcometoUSA.gov U.S. Dept. of State www.state.gov www.travel.state.gov/visa 1-202-647-6575 Udhërrëfyesi imigracionit nw kwto faqe interneti ofron informacione bazë për të të ndihmuar të njihesh me rregullat dhe procedurat e USCIS-it. Për më shumë informacion, lidhur me ligjin dhe akte nënligjore mund të vizitosh faqen e internetit tw USCIS-it, sepse është e pamundur të përshkruash një ligj kaq kompleks sa ai mbi imigrimin dhe çdo aspekt të procesit. Ty mund të të përfaqësojë një avokat i licencuar apo një agjenci jo-fitimprurëse e akredituar nga “the Board of Immigration Appeals”.
Shtetësia e SHBA-së
Jam një rezident i vazhdueshëm/përhershëm. Si mund të paraqes kërkesë për shtetësinë e SHBA-së?
Shtetësia e SHBA-së sjell shumë të drejta, por edhe shumë përgjegjësi. Pra të vendosësh të bëhesh shtetas i SHBA-së, përmes proçesit të natyralizimit është mjaft e rëndësishme. Në shumicën e rasteve, një person që dëshiron të natyralizohet, më parë duhet të jetë rezident i vazhdueshëm/përhershëm. Duke u bërë shtetas i SHBA-së, ti mund të përfitosh shumë të drejta, që nuk i gëzojnë rezidentët e vazhdueshëm/përhershëm dhe tjerë, përfshirë edhe të drejtën e votës. Që të jesh kandidat/i përzgjedhshëm për natyralizim, së pari duhet të plotësosh disa kërkesa të përcaktuara nga legjislacioni i SHBA-së.
Cilat janë kërkesat kryesore që të mund të paraqes kërkesën për dhënie shtetësie?
Në përgjithësi që të bëhesh kandidat i përzgjedhshëm për t’u natyralizuar ti duhet:
• të jesh 18 apo më shumë vjeç; • të jesh rezident i vazhdueshëm/përhershëm për një hark kohor të caktuar (zakonisht pesë vjet, por për individë të caktuar edhe më pak); •të jesh person me karakter të shëndoshë moral; • të kesh njohuri bazë të historisë dhe qeverisjes së SHBA-së; • të kesh një periudhë të vazhdueshme rezidence dhe pranie fizike në SHBA; dhe • të jesh në gjendje të lexosh, shkruash dhe lexosh anglishten bazë. Nga ky rregull ka disa përjashtime për dikë që: - është 55 vjeç dhe ka qenë rezident i vazhdueshëm/përhershëm, të paktën që prej 15 vitesh; ose - je 50 vjeç dhe ke qenë rezident i vazhdueshëm/përhershëm, të paktën prej 20 vitesh; ose - ke një paaftësi fizike apo mendore, që të bën të pamundur plotësimin e këtyre kërkesave.
Kur mund të paraqes kërkesë për natyralizimim?
Ty të lind e drejta të paraqesësh kërkesë pëer natyralizim, kur je të paktën 18 vjeç dhe ke qenë rezident i vazhdueshëm/përhershëm në SHBA:
…për më shumë informacion shih në faqen e internetit www.mpcs.gov.al
Jam një jo-imigrant. Si mund ta zgjas qëndrimin tim jo-imigrator në SHBA?
Vizat jo-imigratore lëshohen për shtetas të huaj, që synojnë të qëndrojnë në SHBA për një periudhë të përkohshme (më pak se sa ajo e vazhdueshme). Kjo periudhë luhatet sipas klasifikimeve të ndryshme jo-imigratore. Kur pranohesh në ShBA, një nëpunës i qeverisë në një Port-Hyrjeje të SHBA-së do të shqyrtojë dokumentat e tua imigratore dhe në shumicën e rasteve të lëshon një Rekord Mbrritje-Largim, Formulari I-94, apo Rekord Përjashtimi nga Detyrimi për Vizë Mbrritje-Largim, Formulari I-94W. Formulari I-94/I-94W tregon statusin tënd jo imigrator dhe kohëzgjatjen, përgjatë të cilës ti mund të qëndrosh ligjërisht në SHBA.
Ki parasysh se Formulari I-94/I-94W tregon se sa kohë të lejohet të qëndrosh në SHBA, por viza jote jo-imigratore (nëse është lëshuar një e tillë) nuk e bën këtë. Një vizë vetëm tregon se kur dhe se sa herë ti mund të kërkosh hyrjen dhe pranimin në SHBA, nga jashtë, bazuar në klasifikimin e shënuar në vizën tënde. Kuptueshëm ti mund të dëshirosh të qëndrosh më gjatë se sa ke planifikuar në fillim. Më poshtë do të trajtojmë se si mund të paraqesësh kërkesë për zgjatjen e qëndrimit tënd atje (në SHBA) për të vazhduar ushtrimin e të njëjtave aktiviteteve, në bazë të të cilave u pranove për herë të parë në SHBA.
Si mund të di, nëse jam kandidat/i përzjedhshëm të qëndroj në SHBA?
Ti mund të paraqesësh kërkesë për zgjatje qëndrimi në SHBA, nëse:
• je pranuar ligjërisht në SHBA, si jo-imigrant; • nuk ke kryer asnjë veprim, që të bën ty të papërzgjedhshëm për të marrë ndonjë përfitim jo-imigrator; • nuk ka asnjë faktor tjetër, i cili kërkon që ti të largohesh nga SHBA-ja para zgjatjes së vlefshmërisë së statusit tënd (p.sh. një nëpunës i USCIS-it mund të vendosë se ty të duhet të pajisesh me vizë, para se të zgjasësh statusin tënd); • ti mund të paraqesësh një kërkesë për zgjatjen e qëndrimit para datës së skadimit të vlefshmërisë së tij, sipas Formularit . (Ka vetëm disa rrethana mjaft të kufizuara, ku USCIS mund të justifikojë një paraqitje të vonuar kërkese).
Ki pararysh se pasaporta tënde duhet të jetë e vlefshme për të gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit tënd në SHBA.
Si mund ta di nëse jam i përzgjedhshëm për të shtyrë qëndrimin tim në SHBA?
Nëse je pranuar në SHBA, sipas një prej kategorive jo-imigratore, siç tregohen në Formularin tënd I-94, ti nuk mund të zgjatësh qëndrimin tënd në SHBA dhe duhet të largohesh së atejmi atë ditë ose para se të skadojë I-94 yt: C (I huaj në Transit) D (Detar) K-1 ose K-2 (I/E fejuar, ose Person në Ngarkim të të Fejuarës/it). S (Dëshmitar apo Informator, pas një totali 3 vjeçar).
…për më shumë informacion shih në faqen e internetit www.mpcs.gov.al |
|
|
Numri i Vizitorëve
 | Sot | 61 |  | Dje | 73 |  | Këtë Javë | 61 |  | Këtë Muaj | 1556 |  | Gjithsej | 110787 |
|