|
Projekte dhe aktivitete në zbatim që ndikojnë drejtpërdrejtë në jetën e migrantëve |
|
|
|
Projekti, “Mbeshtetje per zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Migracionin në Shqipëri", CARDS 2004
Projekti është financuar nga Komisioni Europian dhe Qeveria Italiane dhe ka si agjensi zbatuese IOM si dhe Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë e Brendshme.
Projekti ka ndihmuar ne realizimin e 16 masave të Planit Kombëtar të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Migracionin. Projekti ka ndihmuar edhe në konsolidimin dhe ngritjen e strukturave për zbatimin dhe monitorimin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit të SKM-së.
Nëpërmjet këtij projekti është bërë e mundur gjithashtu, kryerja e disa studimeve dhe hartimi e botimi i shumë materialeve informuese të cilat i drejtohen emigrantëve shqiptarë brenda e jashtë vendit dhe që synojnë të lehtësojnë procesin e emigrimit në tre fazat kryesore të tij, para nisjes, gjatë qëndrimit në vendin e emigrimit dhe në rikthimin në vendin e tyre.
Këto botime janë:
Broshura “Përmbledhje proçedurash dhe kontaktesh të nevojshme në ndihmë të reintegrimit të migrantëve shqiptarë pas kthimit në Shqipëri”; Broshura “Të drejtat e migrantëve : Rasti i Greqisë dhe Italisë”; Broshura “Statusi i rezidentit afatgjatë në vendet e Bashkimit Europian”; Fletëpalosja “Shërbimet konsullore qe ofrohen nga ambasadat dhe konsullatat e Republikës se Shqipërisë për migrantet e rregullt” Fletëpalosja “Shërbimi Kombëtar i Punësimit: Shërbime dhe kontakte”; Fletëpalosja “Ripranimi i shtetasve shqitparë”; Manuali trajnues “Të drejtat e të burgosurve shqiptarë”; Manuali trajnues “E drejta migratore”; Si dhe dy studimet: “Identifikimi i zonave më të prekura nga emigracioni dhe migracioni i kthimit në Shqipëri: Profili i migrantëve të kthyer”; dhe Vrojtimi në terren “Identifikimi i mundësive ekzistuese për formim profesional për emigrantët që kthehen në Shqipëri: mangësi dhe rekomandime”.
Shumë nga këto botime mund të konsultohen në Sportelet e Migracionit pranë Zyrave Rajonale të Punësimit.
Projekti“Ngritja e kapaciteteve, Rritja e Shkallës së Informimit dhe Ndërgjegjësimit për Nxitjen e Emigracionit të Rregullt në Ballkanin Perendimor”, AENEAS 2006
Projekti është financuar nga Komisioni Europian në kuadër të programit AENEAS 2006 dhe është bashkëfinancuar nga Zyra Federale Zvicerane për Migracionin, Zyra Federale Gjermane për Migracionin dhe Refugjatët, Ministria Italiane e Punëve të Jashtme/Bashkëpunimi Italian për Zhvillim dhe Qeveria e Lihtenshtejnit. Projekt drejtohet nga Zyra Rajonale e IOM-it në Budapest (Hungari), me mbështetjen e zyrave të IOM-it në vendet pjesëmarrëse dhe në bashkërendim me ekipin zbatues të ILO-s.
Nëpërmjet këtij projekti janë hartuar 36 paketa informuese, të cilat ndihmojnë në krijimin dhe forcimin e një praktike administrative efektive të informimit për cështje të emigracionit të rregullt në Zyrat Rajonale e Vendore të Punësimit në vendin tonë.
Paketat informuese janë për shtetet :
• Australi; • Austri; • Belgjikë; • Britani e Madhe; • Bullgari; • Çeki; • Danimarkë; • Estoni; • Finlandë; • Francë; • Gjermani; • Greqi; • Hollandë; • Irlandë; • Itali; • Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë; • Kanada • Kosovë; • Kroaci; • Letoni; • Lituani; • Luksemburg; • Maltë; • Mal i Zi; • Norvegji; • Poloni; • Portugali; • Rumani; • Shqipëri (për të huajt që duan të imigrojnë në vendin tonë); • Slloveni; • Spanjë; • SHBA; • Suedi; • Zenaldë e Re; • Zvicër.
Paketat informuese gjenden në Sportelet e Migracionit në: • Zyrën Rajonale të Punësimit Tiranë; • Zyrën Rajonale të Punësimit Shkodër; • Zyrën Rajonale të Punësimit Lezhë; • Zyrën Rajonale të Punësimit Durrës; • Zyrën Rajonale të Punësimit Kukës; • Zyrën Rajonale të Punësimit Peshkopi; • Zyrën Rajonale të Punësimit Tiranë; • Zyrën Rajonale të Punësimit Elbasan; • Zyrën Rajonale të Punësimit Gjirokastër; • Zyrën Rajonale të Punësimit Berat; • Zyrën Rajonale të Punësimit Korçë; • Zyrën Rajonale të Punësimit Fier dhe • Zyrën Rajonale të Punësimit Vlorë, si dhe në • Zyrën Vendore të Punësimit Sarandë dhe • Zyrën Vendore të Punësimit Pogradec.
Gjithashtu paketat informative gjenden në gjuhën shqipe në faqen e internetit www.migrantservicecenters.org
|