Informacione mbi procedurat e rregullta të emigrimit ne MBRETËRINE E BASHKUAR PDF Print E-mail
Emigrimi në Mbretërinë e Bashkuar si punëtor shumë i kualifikuar

I. Çfarë mundësish keni nëse doni të emigroni për qëllime punësimi në Mbretërinë e Bashkuar ?

Një nga mundësitë që shtetasit shqiptarë kanë për të emigruar në Mbretërinë e Bashkuar për qëllime punësimi është nëpërmjet Sistemit të Bazuar mbi Pikët Shtylla 1 e Përgjithshme Migrant. Kjo është një nga shtyllat e cila bën të mundur hyrjen e punëtorëve shumë të kualifikuar në Mbretërinë e Bashkuar për të kërkuar punë ose vetpunësim. Për të aplikuar për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar (MB) sipas kësaj kategorie ju nuk keni nevojë të keni një ofertë punësimi ose një sponsor në MB .

II. Çfarë kriteresh duhet të plotësojë një shtetas shqiptar me qëndrim në Shqipëri për të emigruar në Mbretërinë e Bashkuar si punëtor shumë i kualifikuar?

Për të bërë një aplikim të sukseshëm për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar si punëtor shumë i kualifikuar ju duhet të grumbulloni minimalisht 75 pikë për atributet tuaja dhe 10 pikë për gjuhën angleze dhe 10 pikë për fonde të mjaftueshme për jetesën (duhet të keni 2.800 paund për veten dhe 1.600 paund për cdo person në varësinë tuaj që ju shoqëron). Ju duhet të dorëzoni të gjithë dokumentacionin përkatës mbështetës bashkë me aplikimin tuaj.

Të grumbullosh pikë për Atributet tuaja do të thotë të grumbullosh pikë për moshën (nën moshën 28 vjec merren pikët maksimale 20 pikë dhe mosha 32 e sipër nuk merr asnjë pikë), kualifikimet që keni (duhet të vërtetohet që kualifikimi juaj është ekuivalent me kualifikime të ngjashme në MB. Për aplikantët jashtë MB grumbullimi i pikëve fillon nga niveli master me pikët minimale 35 pikë), të ardhurat (të ardhurat tuaja për 12 muaj ose më pak) dhe eksperiencën që ju mund të keni patur në Mbretërinë e Bashkuar.

Ju duhet të respektoni dhe plotësoni kushtet e përgjithshme të hyrjes dhe qëndrimit në MB përndryshe aplikimi juaj do të refuzohet (pjesa 9 dhe pjesa 10 e Rregullave të Imigracionit).

III. Çfarë dokumentash duhet të keni për të aplikuar sipas kësaj kategorie?


Dokumentat që duhet të keni kur aplikoni për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar si punëtor shumë i kualifikuar janë:

1.    pasaporta ose dokument tjetër udhëtimi;
2.    formularët e aplikimit VAF9 dhe Shtojca 1;
3.    tarifa e vizës që është e parimbursueshme;
4.    detajet tuaja biometrike;
5.    një fotografi e kohëve të fundit e përmasave të fotografisë së pasaportës;
6.    I gjithë dokumentacioni mbështetës  sic është specifikuar në Guidën e Politikës së Shtyllës 1 e Përgjithshme, Migrant dhe sic është përcaktuar në Rregullat e Imigracionit. 
Ky është dokumentacioni që provon ato cfarë ju keni deklaruar në grumbullimin e pikëve (formulari VAF9 dhe Shtojca 1) për atributet tuaja, moshën, kualifikimet, eksperiencën në MB dhe të ardhurat tuaja, por edhe për aftësitë tuaja në gjuhën angleze dhe disponimin e fondeve të mjaftueshme.

a.    Për moshën tuaj – pasaporta juaj;
b.    Për kualifikimet tuaja – diploma origjinale.
c.    Për të ardhurat tuaja të mëparshme – Ju duhet të paraqisni të paktën dy lloje dokumentacioni që mbulojnë të gjithë periudhën për të cilën jeni duke kërkuar pikë.
i.     Për aplikantët që janë të punësuar:
1.    deklaratë personale nga banka që tregon pagesën e marrë për cdo muaj;
2.    fletëpagesa me firmën dhe vulën e punëdhënësit tuaj që tregojnë pagën tuaj të marrë për cdo muaj;
3.    një letër nga punëdhënësi juaj, që tregon cdo page bruto dhe neto tuajën;
4.    dokument zyrtar nga taksat;
5.    fatura dividentësh, kur paguhet edhe nëpërmjet dividentëve.
ii.    Për aplikantët që janë të vetpunësuar:
1.    një letër nga menaxheri ose llogaritari juaj që konfirmon se ju keni fituar shumën që pretendoni për të marrë pikë;
2.    shpjegime faturash ose përmbledhje pagesash nga menaxheri ose llogaritari juaj, që japin informacion për pagën bruto, taksat e paguara, dividentët e marrë;
3.    llogari të kompanisë ose biznesit që tregojnë qartë fitimin neto të kompanisë ose biznesit;
4.    dokument zyrtar taksash i nxjerrë nga autoriteti i taksave, të cilat tregojnë detaje për të ardhurat mbi të cilat janë paguar taksa.
iii.    Për kontraktuesit:
1.    letër nga llogaritari që konfirmon një informacion të hollësishëm për të ardhurat tuaja bruto dhe neto për periudhën për të cilën pretendohen pikë; dhe
2.    Deklaratë personale nga banka që tregon të gjitha pagesat e bëra në llogarinë tuaj. 

d.    Për eksperiencën tuaj në Mbretërinë e Bashkuar:
i.    Aplikantët të cilët pretendojnë të marrin pikë për të ardhurat e mëparshme në MB do të paraqesin të njëjtin dokumentacion që kanë paraqitur për të marrë pikë për seksionin e të ardhurave të tyre të mëparshme;
ii.    Aplikantët të cilët pretendojnë pikë se kanë kryer studime të mëparshme me kohë të plotë në MB, duhet të paraqesin një letër origjinale nga institucioni në MB ku kanë kryer studimet.
  1. Për gjuhën angleze:
  2. Dokumentacion që provon aftësitë tuaja në gjuhën angleze, psh, teste të specifikuara nga MB, ose
  3. Dokumentacion që provon se studimet për marrjen e diplomës tuaj janë kryer në gjuhën angleze.
  4. Për fondet (Maintenance Funds) – ju duhet të paraqisni një ose disa prej dokumentave të mëposhtëm:
  5. Deklarate personale bankare ose deklaratë nga shoqëri apo institucion financiar kreditimi;
  6. Librezë kursimesh në një shoqëri kreditimi apo institucion financiar ose librezë bankare kursimi;
  7. Letër nga banka juaj që konfirmon nivelin e fondeve;
  8. Letër nga një institucion financiar i rregulluar.

IV. Si dhe ku duhet të aplikosh?


Para se të filloni aplikimin ju duhet të lexoni me shumë kujdes Rregullat e Imigracionit për sistemin e bazuar mbi pikët, shtyllën 1, të Mbretërisë së Bashkuar, Guidën e Politikës së Shtyllës 1 dhe Guidën e Shtyllës 1 e Përgjithshme Migrant të Sistemit të Bazuar mbi pikët në website-n e vizave.

Së dyti, duhet të bëni një vet-vlerësim nëpërmjet testit që ndodhet online duke përdorur përllogaritësin e pikëve të Agjenisë Britanike të Kufirit për të parë nëse arrini të grumbulloni pikët e mjaftueshme për të bërë një aplikim të suksesshëm.

Së treti, duhet të plotësoni formularin VAF 9 me të dhënat tuaja personale. Ky formular duhet të plotësohet online në adresën www.visa4uk.fco.gov.uk .

Së katërti, pasi keni dërguar aplikimin tuaj online, do tju kërkohet të dërgoni pasaportën tuaj origjinale, dokumentacionin mbështetës dhe pagësen përkatëse për aplikimin. Bashkë me dokumentacionin mbështetës ju duhet të dërgoni dhe Shtojcën 1 e cila duhet të plotësohet me dorë. 

Pas paraqitjes së aplikimit tuaj, një punonjës i Seksionit të Vizave në Ambasadën Britanike në Tiranë do të kontaktojë me aplikantin brenda tre ditëve për të bërë të mundur një takim.

Të gjithë aplikantët duhet të aplikojnë personalisht në Ambasadën Britanike në Tiranë në mënyrë që t’ju merren të dhënat biometrike.

Është shumë e rëndësishme që aplikimit t’i bashkëngjitet i gjithë dokumentacioni mbështetës pasi stafi i vizave mund të marrë një vendim për refuzimin ose aprovimin e aplikimit duke u bazuar vetëm mbi dokumentat e paraqitura.

V. Çfarë dokumentash duhet të paraqisni për të marrë vizën tuaj për të hyrë në MB si punëtor shumë i kualifikuar?

Sipas këtij programi, shtyllës 1 e përgjithshme migrant, ju nuk keni nevojë të bëni dy aplikime, një për letrën miratuese dhe një për vizën tuaj (sic ndodhte në Programin e Migrantëve Shumë të Kualifikuar). Në këtë rast e gjithë procedura e miratimit të aplikimit në këtë kategori dhe marrjen e vizës përfshihet në një aplikim të vetëm.

VI. Sa kohë do keni mundësi të qëndroni në Mbretërinë e Bashkuar?


Viza do të lëshohet për një periudhë maksimale prej 2 (dy) vjetësh.

VII. Faqe interneti ku ju mund të gjeni më shumë informacion mbi procedurat e emigrimit si punëtor shumë i kualifikuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe dokumentacionin që duhet të lexoni kur jeni duke menduar të emigroni sipas kësaj kategorie.

UK Embassy in Tirana
http://ukinalbania.fco.gov.uk

World Bridge Service
http://www.visainfoservices.com

UK Border Agency
http://www.ukba.homeoffice.gov.uk

Visas services website
http://www.ukvisas.gov.uk

Point Based Calculator
http://www.ukba.homeoffice.gov.uk

Dokumeta të rëndësishëm për tu lexuar para se të aplikoni:

Immigration Rules – especially part 6 and part 8.

Tier 1 Policy Guidance

Guidance – Points Based System Tier 1, General Migrant (INF 21)
 
 

Të rejat më të fundit

Migracioni
SIGURIMET SHOQËRORE
Ligji nr. 9668 datë 18.12.2006 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi” që ka zëvendësuar ligjin e vitit 2003
Neni 34. Sigurimet shoqërore të emigrantëve

“Sigurimet shoqërore të emigrantëve shqiptarë, të punësuar në mënyrë të rregullt, rregullohen në bazë të legjislacionit për sigurimet shoqërore të shtetit shqiptar dhe të shtetit pritës, marrëveshjeve dypalëshe në këtë fushë dhe konventave ndërkombëtare për sigurimet shoqërore, ku Republika e Shqipërisë është palë”
- Situata aktuale. Në fushën e mbrojtjes sociale, Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe me Turqinë për transferimin në vendin e origjinës së kontributeve të sigurimit shoqëror të derdhura në vendin pritës.
Negociatat me Rumaninë dhe Bullgarinë për këtë lloj marrëveshjeje janë në fazë të avancuar.
Migracioni i parregullt

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot56
mod_vvisit_counterDje73
mod_vvisit_counterKëtë Javë56
mod_vvisit_counterKëtë Muaj1551
mod_vvisit_counterGjithsej110782