Migrimi për punësim Migrimi i më të kualifikuarve “Karta Blu”
“Karta Blu” është konceptuar dhe synon të tërheqë imigrantë shumë të kualifikuar përmes kësaj skeme për t’u punësuar në sektorë ekonomikë të BE-së, që vuajnë nga mangësi të fuqisë punëtore, duke marrë frymëzim nga e ngjashmja amerikane “Green Card-i”.
“Karta Blu” e rekomanduar nga Komisioni Evropian është hartuar për të tërhequr punëtorë shumë të kualifikuar nga shtete jo anëtare të BE-së, duke i dhënë atyre qasje në 27 shtetet anëtarë. Kjo Kartë nuk do të zëvendësojë sistemet kombëtare ekzistues, por do të ofrojë një kanal shtesë tërheqjeje, me një procedurë të përbashkët shqyrtimi dhe lëshimi të lejeve të qëndrimit dhe të punës.
Një prej shtysave ka qenë edhe fakti se në garën globale për “thithjen e trurit”shumë prej migrantëve më të kualifikuar, në fakt parapëlqejnë destinacione si SHBA-ja, Australia, ose Kanadaja ndaj BE-së, si shkak i fragmentimit të tregjeve të punës së BE-së.
“Karta Blu” do t’u mundësojë mbajtësve të saj, që kanë kaluar tre vjet në një shtet të parë qëndrimi të BE-së, të kenë qasje në shtetet e tjerë anëatrë pas kësaj periudhe. Kështu, Karta do të ketë vlefshmëri normale trevjeçare, e ripërtëritshme edhe për dy vjet të tjerë. Nëse kontrata e një punëtori ka kohëzgjatje më të vogël, atëhere karta do të lëshohet për kohëzgjatjen e kontratës, duke shtuar edhe tre muaj.
Kërkuesi për lëshimin e “Kartës Blu” duhet të ketë gjetur një vend pune dhe një kontratë në një shtet anëtar të BE-së, të ketë të paktën pesë vjet përvojë në një sektor të interesuar, apo të ketë një kualifikim universitar të njohur nga shteti anëtar i BE-së. Kontrata e kandidatit duhet të garantojë një të ardhur, të paktën 1.7 herë më të lartë se sa paga brute mesatare në shtetin e qëndrimit; ajo nuk duhet të jetë më e vogël se sa ajo e punëtorit të ngjashëm ne vendin e destinacionit.
Po kështu, do të jetë e mundur që kjo Kartë t’u lëshohet shtetasve nga shtete jo anëtare të BE-së, që qëndrojnë ligjërisht në një shtete të BE-së, sipas regjimeve të tjerë, por nuk do t’u lëshohet azilkërkuesve, apo shtetasve nga shtete jo anëtare të BE-së, që janë pranuar në BE, si punëtorë stinorë, meqë kjo kategori imigratore mbulohet nga një Propozim-Direktivë tjetër evropiane.
Gjithashtu, “Karta Blu” do t’i mundësojë mbajtësit të saj, ribashkim familjar; bashkëshortja/i i tij/saj do të ketë mundësi të kërkojë punësim në BE, por edhe mbulim të përkujdesjes shoqërore në shtetin anëtar në fjalë. Mbajtësi i kësaj “Karte” që humbet vendin e tij/saj të punës do të ketë gjashtë muaj kohë të gjejë një tjetër vend pune, në vend të tre muajve të propozuar nga Komisioni Evropian.
Sipas mendimit të këtij Komiteti, shtetet anëtare të BE-së duhet të kenë lirinë të vendosin se sa “Karta Blu” duan të lëshojnë çdo vit. “Karta” nuk është parë si “e drejtë” për…
…për më shumë informacion shih në faqen e internetit www.mpcs.gov.al
Masat e marra kundër punësimit të parregullt të të huajve në BE
Ç’është Direktiva, që fut ndëshkime për punëdhënësit që punësojnë shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së me qëndrim të parregullt ?
Direktiva fut ndëshkime financiare, përfshirë edhe kostot e riatdhesimit të mundshëm, ndëshkime administrative (anulimi i licencës për ushtrimin e aktiviteteve apo edhe mbyllja e ndërmarrjes) dhe në rastet më të rënda edhe ndëshkime penale. Shtetet Anëtare të BE-së në zbatim duhet të ngrejnë mekanizma për të lehtësuar denoncime dhe për të garantuar inspektime në vendet e punës më me rrezik.
Direktiva synon që në luftën kundër imigrimit të paligjshëm të ndalojë punësimin e shtetasve nga shtete jo anëtare që qëndrojnë paligjshmërisht në territorin e shteteve anëtare. Për këtë qëllim ajo fut norma minimale të përbashkëta lidhur me ndëshkime për punëdhënës që shkelin këtë ndalim. Direktiva plotëson tekset legjislative mbi riatdhesimet për ato që kanë hyrë paligjshmërisht në BE, apo kanë shkelur kushtet e vizës së hyrjes dhe “Kartën Blu”, që synon tërheqjen e fuqisë punëtore të kualifikuar.
Megjithatë, shtetet anëtare janë të lirë të ndëshkojnë më me pak ashpërsi punëdhënësit, “persona fizikë” që kanë punësuar me qëllime private një të huaj si bashkëpunëtor familjar.
Duhet theksuar se Direktiva, ndërsa në thelb parashikon ndëshkime, që luhaten nga gjoba administrative në ndëshkime penale në varësi të shallës së rëndimit, numrit dhe vazhdueshmërisë së punësimit të paligjshëm, synon po kështu që migrantët të trajtohen me ndershmëri dhe drejtësi. Punëdhënësit nga ana e tyre duhet të sigurohen, duke verifikuar që para se të punësojnë dikë nga shtete jo anëtare ato të kenë një leje të vlefshme qëndrimi.
Dispozitat kryesore të normës së votuar janë:
Detyrimet e punëdhënësve Sipas Direktivës, shtetet anëtare duhet t’i detyrojnë punëdhënësit e shtetasve nga shtete jo anëtare të BE-së, që para se t’i punësojnë të paraqesin lejen e tyre të qëndrimit apo autorizime të tjerë qëndrimi, si dhe të regjistrojnë një kopje të një dokumenti të tillë, të paktën për kohështrirjen e punësimit të tyre. Kështu gjatë inspektimeve të mundshme në vendet e punës ato mund t’i paraqiten autoriteteve kompetente kombëtare. Po kështu…..
…për më shumë informacion shih në faqen e internetit www.mpcs.gov.al |
|
|
Numri i Vizitorëve
 | Sot | 52 |  | Dje | 73 |  | Këtë Javë | 52 |  | Këtë Muaj | 1547 |  | Gjithsej | 110777 |
|