Informacione mbi procedurat e rregullta të emigrimit ne ITALI PDF Print E-mail
Emigrimi në Itali si punëtor stinor

Flukset. Stinorët: botohet në Gazetën Zyrtare Dekreti përkatës.
Kështu hapet rruga për punësimin e 80 mijë shtetasve nga shtete jo anëtare të BE-së, pas miratimit të kërkesave të paraqitura nga punëdhënësit

Më së fundi botohet në Gazetën Zyrtare të së premtes, 10 prill 2009 Dekret-Fluksi për punëtorë stinorë, shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së. Shifra 80 mijë përfaqëson kuotën maksimale të lejuar për të gjithë këto shtetas. Duke nisur nga e shtuna, 11 prill punëdhënësit, që dëshirojë dhe kanë nevojë për këtë kategori punëtorësh mund të hartojnë kërkesat me emër, që mund të dërgohen (si do të shpjegohet më poshtë, sa i takon rrugës dhe procedurës), duke filluar nga ora 8.00 e 15 prill 2009.

Më poshtë jepet teksti i plotë dhe përfundimtar i Dekretit:


DEKRETI I PRESIDENTIT TE KESHILLIT TE MINISTRAVE  I  20 MARS 2009
Programimi i përkohshëm i flukseve të hyrjeve të punëtorëve stionrë, shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së, në territorin e shtetit për vitin  2009. (09A04218) (GU n. 84 e 10-4-2009 ).

PRESIDENTI I KESHILLIT TE MINISTRAVE

Duke pasur parasysh dekretin legjislativ të 25 korrikut 1998, nr. 286, si dhe ndryshimet dhe integrimet e mëvonshme, të Tekstit Unik mbi dispozitat që lidhen me disiplinën e imigrimit dhe normat mbi gjendjen e të huajit;

Duke pasur parasysh dekretin e Presidentit të Republikës të 31 gushtit 1999,  nr. 394, si dhe ndryshimet dhe integrimet e mëvonshme, si dhe regulloren që përmban normat e zbatimit të Tekstit Unik për Imigrimin;

Duke pasur parasysh Nenin 3 të Tekstit Unik për Imigrimin, ku shprehet se përcaktimi vjetor i kuotave maksimale të të huajve që do të pranohen në territorin e Shtetit bëhet në bazë të kritereve të përgjithshme për përcaktimin e flukseve të hyrjeve, që individualizohen në Dokumentin Programatik Trevjeçar, Presidenti i Këshillit të Ministrave mund të përcaktojë, në rrugë kalimtare me një dekret të tijin këto kuota, brenda kufirit të vendosur për vitin paraardhës;

Duke konsideruar se Dokumenti Programatik Trevjeçar, ende nuk ka dalë; duke ditur se është e domosdoshme të përcaktohet kuota e punëtorëve stinorë, shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së, që do të pranohen në Itali për vitin 2009, kjo me qëllim që të bëhen të diponueshëm punëtorët e domosdoshëm për kërkesa specifike të sektorit turistik dhe për vjeljen e produkteve bujqësore, pra për këtë qëllim mund të thirren në rrugë kalimtare, me dekret të Presidentit të Këshillit të Ministrave, brenda kufirit të kuotës së vendosur për vitin 2008;

Duke pasur parasysh dekretin e Presidentit të Këshillit të Ministrave të 8 nëntorit 2007, botuar në Gazetën Zyrtare (GU) të Republikës Italiane-Seria e Përgjithshme- nr.2 e 3 janarit 2008, lidhur me Programimin Kalimtar të flukseve të hyrjeve të punëtorëve stinorë, shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së në territorin e Shtetit për vitin 2008, ku parashikohej një kuotë e përgjithshme 80 mijë vetësh”

Dekreton:

Neni 1.

1. Në rrugë të programimit kalimtar të kuotave maksimale të hyrjeve të punëtorëve shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së për vitin 2009, pranohen në Itali për motive të punës stinore, si punëmarrës, shtetasit e huaj, nga shtete jo anëtare të BE-së, që qëndrojnë jashtë Italisë, kjo brenda një kuote 80 mijë, kuotë që do të shpërndahet, mes rajoneve dhe provincave autonome, nën kujdesin e Ministrisë së Punës, Shëndetit dhe Politikave Sociale.

Neni 2
Kuota, sipas Nenit 1 ka të bëjë me:
a) punëtorë punëmarrës, stinorë jo nga shtete anëtare të BE-së nga Serbia, Mali i Zi,  Bosnia-Hercegovina, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (shënim: ky është emërtimi i shprehur në këtë dekret) Kroacia, India, Pakistani, Bangladeshi, Shri Lanka dhe Ukraina;
b) punëtorë punëmarrës stinorë të vendeve si më poshtë, nga shtete jo shtete anëtare të BE-së, që kanë nënshkruar apo po nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e migrimit: Tunizia, Shqipëria, Maroku, Moldavia dhe Egjipti;
c) shtetas të huaj nga shtete jo anëtare të BE-së, që mbanin leje qëndrimi si punëmarrës stinorë në vitet 2006, 2007 apo 2008.

Romë, 20 mars 2009
për  Presidentin e Këshillit të Ministrave, Letta

Regjistruar në Gjykatën e Llogarive, më 30 mars 2009
Ministritë institucionale-Presidenca e Këshillit të Ministrave, regjistri nr.3, fleta nr. 171.

Si dhe cili i harton kërkesat për punësimin e punëtorëve stinorë, shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së?

Duke nisur nga ora 8.00 e datës 11 prill mund të hartohen kërkesat për të thirrur në Itali dhe për të punësuar 80 mijë punëtorë stinorë, shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së. Kërkesat mund të dërgohen vetëm nga punëdhënësit, përmes internetit, duke u nisur nga ora 8.00 e 15 prill 2009.

Kujdes: shërbimi i “Help Desk” i ministtrisë së Brendshme do të jetë në dispozicion, duke filluar nga ora 9.00 e 14 prill 2009.

Punëdhënësit mund të ndihmohen nga shoqatat e tyre të kategorive, apo të veprojnë individualisht. Në rastin e atyre që zgjedhin rrugën e dytë, po japim etapat kryesore për paraqitjen e kërkesave të tyre:

1) Regjistrimi
Punëdhënësi duhet të lidhet me sitin e ministrisë së Brendshme:  www.interno.it , të hyjë në zonën/fushën e posaçme për flukset stinorë 2009 dhe të regjistrohet, duke futur emër, mbiemër, datëlindjen, një adresë të postës elekronike dhe një fjalëkalim hyrjeje. Kështu, do të marrë një e-mail, me udhëzimet për të konfirmuar regjistrimin dhe për të aktivizuar të drejtën e tij të përdorimit.

2) Krijimi i moduleve
Duke futur e-mail dhe fjalëkalimin, punëdhënësi i regjistruar mund të hyjë në zonën/fushën e dedikuar në www.interno.it dhe të krijojë modulet për kërkesën e tij për punësim. Për çdo modul duhen futur të dhënat vetiake dhe të atij punëtori stinor, të cilin ai dëshiron ta thërrasë në Itali. Plotësimi mirëfiilltë i moduleve do të bëhet në një moment të dytë.

3) Softueri SUI (Sporteli Unik për Imigrimin)
Tani është e domosdoshme të shkarkohet dhe të instalohet në kompjuterin personal softueri i Sportelit Unik për Imigrimin (SUI). Në atë faqe gjenden lidhjetpër të shkarokuar versjonet e SUI për Ëindoës, Linux dhe Os, si dhe manualet e udhëzimeve.

4) Kalimi i moduleve
Aktivizohet softueri SUI, sigurohet që kompjuteri personal të jetë lidhur me internetin dhe klikohet në “importa i moduli elettronici nel programma”. Këtu duhen futur të zakonshmet e-mail dhe fjalëkalimi; pas kësaj modulet e aktivizuara më parë tek www.interno.it, do të kalojnë tek kompjuteri personal.

5) Hartimi i kërkesave
Në këtë fazë nuk është e domosdoshme të jesh lidhur me internet. Nga faqja kryesore e SUI, klikohet tek “visualizza domande da compilare” dhe vazhdohet duke plotësuar të gjitha fushat e kërkesës (tipi i kontratës që dëshiron të zbatosh, si punëdhënës, ku mendon të strehosh këtë punëtor, karakteristikat e ndërmarrjes tënde etj.); këto ruhen në pritje të dërgimit të kërkesës.

6) Dërgimi i kërkesës
Punëdhënësi lidhet me internet dhe aktivizon në kompjuterin personal softuerin SUI. Ai klikon tek “visualizza  domande da inviare”, pra dërgon kërkesën për punësimin e punëtorëve stinorë. Ky veprim do të jetë i mundur, vetëm nga ora 8.00 e ditës së mërkurë, më 15 prill 2009.

PROCEDURAT E EMIGRIMIT NE ITALI

Punësimi i parë i punëtorëve të huaj

Një punëdhënës në Itali, i cili synon të punësojë punëtorë nga Shtete Jo-Anëtare të Bashkimit Europian, me qëndrim jashtë Italisë, duhet të paraqesë pranë Sportelit Unik për Imigracionin, të provincës së qëndrimit ose të asaj ku ka selinë ligjore firma ose të asaj ku do të zhvillohet aktiviteti i punësimit një kërkesë, në kuadrin e kuotave të parashikuara në dekretin përkatës të flukseve që përcakton numrin maksimal të shtetasve nga Shtete Jo – Anëtare të Bashkimit Europian të pranuar çdo vit për të punuar në territorin italian (shih në fund).

Në rastin kur punëdhënësi në Itali e njeh tashmë punëtorin e huaj që dëshiron të punësojë ai duhet të paraqesë, nëpërmjet sitit www.interno.it në Sportelin Unik për Imigracionin:
-    kërkesën me emër të punëtorit të huaj për të marrë nulla ostën(autorizimin për punë);
-    dokumentacionin që vërteton ekzistencën e një vendstrehimi të përshtatshëm për punëtorin e huaj, sipas rregullave të parashikuara nga ligjet e secilit rajon;
-    propozimin e kontratës së qëndrimit e cila përmban, përvec elementëve thelbësorë të marrëveshjes dhe impenjimin e punëdhënësit për të paguar udhëtimin e kthimit të shtetasit të huaj në vendin e origjinës;
-    deklaratën e punëdhënësit në të cilën angazhohet për t’i komunikuar Sportelit Unik për Imigracionin ndryshimet në lidhje me raportin e punësimit (si, përfundimi i raportit, ndryshimi i selisë...etj).

Në rastin kur, punëdhënësi në Itali nuk e njeh direkt punëtorin e huaj ai mund të kërkojë, duke paraqitur dokumentacionin e sipërpërmendur, nulla ostën për punë për një ose më shumë persona të regjistruar në listat përkatëse të krijuara pranë përfaqësive diplomatike ose konsullore italiane.

Këto lista, të ndryshme sipas vendeve të origjinës, përmbajnë një regjistër emrash me të dhënat komplete, kualifikimin profesional, shkallën e njohjes së gjuhës italiane, llojin e raportit të punësimit të preferuar (stinor, me kohë të përcaktuar ose papërcaktuar), si dhe përcaktimin e programit formues profesional të kryer dhe të sektorit përkatës të punësimit të lidhur me të.

Aktivitetet që zhvillohen pranë Sportelit Unik për Imigracionin: Faza I

Sporteli Unik, për t’i krijuar mundësinë Qëndrës Lokale për Punësimin që të bëjë publicitetin e duhur për kërkesat për punësim për punëtorët që janë tashmë të regjistruar në listat e punëkërkuesve, i përhap, në rrugë telematike, në qëndrat e tjera lokatë të punësimit dhe i bën gjithashtu publike në sitin e internetit ose me cdo mjet tjetër të mundur.

Sporteli unik, në një afat kohor maksimal prej 40 ditësh nga paraqitja e kërkesës:
- merr mendimin e Kuestorit (Forcave të Policisë), rreth ekzistencës për punëtorin e huaj ose të punëdhënësit të motiveve që pengojnë lëshimin e nulla ostës;
- merr mendimin e Drejtorisë Provinciale të Punësimit rreth ekzistencës ose jo të kërkesave minimale të kontratës dhe kapacitetit të të ardhurave të punëdhënësit. 

Në rastin e një mendimi negativ nga ana e të paktën njërës prej Zyrave, Sporteli kundërshton kërkesën.

Në rastin e një mendimi pozitiv:
-    Sporteli Unik thërret punëdhënësin për dorëzimin e nulla ostës dhe firmosjen e kontratës;
-    Transmeton në rrugë telematike dokumentacionin Zyrave Konsullore.

Është e rëndësishme të dihet që:
- nulla osta për punë ka vlefshmëri të barabartë me 6 muaj nga data e lëshimit, gjatë të cilave, - punëtori duhet që të hyjë në Itali, duke u paraqitur ne Sportelin Unik për të lidhur kontratën.

Cfarë duhet të bëjë punëtori i huaj ?
Punëtori i huaj njëherë që ka marrë nulla ostën të cilën punëdhënësi në Itali do të përkujdeset që t’ja dërgojë, duhet të kërkojë një takim në ambasadën ose konsullatën italiane pranë vendit të tij të origjinës. Kjo e fundit të cilës ndërkohë i është kaluar në rrugë telematike dokumentacioni i plotë i nulla ostës në fjalë, do t’i komunikojë shtetasit të huaj propozimin e kontratës dhe do të lëshojë vizën e hyrjes brenda 30 ditëve duke ia komunikuar këtë gjë Ministrisë së Brendshme Italiane, Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale, Instituti Kombwtar i Pwrkujdesjes Shoqwrore (itali- INPS) dhe Instituti Kombwtar ndaj Aksidenteve nw Punw (ital-INAIL).

Brenda 8 ditëve nga hyrja ne Itali, punëtori i huaj duhet të paraqitet pranë sportelit unik që ka lëshuar nulla ostën përndryshe do të konsiderohet si i parregullt në territorin italian.

Aktivitete të zhvilluara pranë sportelit unik për imigracionin: Faza II-të
Një herë që është paraqitur punëtori i huaj, Sporteli:
-    verifikon vizën e lëshuar nga autoritetet konsullore italiane dhe të dhënat civile të punëtorit;
-    dorëzon vërtetimin që tregon kodin fiskal;
-    merr masa që të nënshkruajë punëtorit të huaj kontratën e qëndrimit;
-    dorëzon formularin e kërkesës për leje qëndrimi dhe i kalon të dhënat Kuesturës kompetente.

Lëshimi i lejes së qëndrimit
Pas kalimit në Sportelin Unik, punëtori i huaj duhet më pas të kalojë në Zyrat Postare; atje do të gjejë paketën përkatëse(kit) të cilën duhet t’a plotësojë dhe nënshkruajë dhe t’a dërgojë në Kuesturën kompetente bashkë me kërkesën për leje qëndrimi të lëshuar në Sportelin Unik. Zyra postare lëshon një faturë që përmban dy kodet identifikues personalë (userid dhe passëord-in) nëpërmjet të cilave punëtori i huaj duke u lidhur me www.portaleimmigrazione.it,  do të mund të shohë vetë statusin e kërkesës së tij.

Në cdo rast Kuestura do t’i komunikojë në adresën e treguar në kërkesë, datën e thirrjes pranë zyrave përkatëse për të proceduar me gjurmët e gishtërinjve dhe më pas do të procedojë në një komunikim të mëtejshëm për dorëzimin e lejes së qëndrimit.

Ripërtëritja e lejes së qëndrimit

Kujt t’i drejtoheni
Nëse je shtetas i huaj nga vende jo-anëtare të Bashkimit Europian mund të kërkosh, për motivet e poshtëshënuara, lëshimin ose rinovimin e lejes së qëndrimit vetëm pranë zyrave postare ose komunave dhe institucioneve të posaçme :

-    marrje në kujdestari
-    birësim
-    motive fetare
-    rezidencë e zgjedhur
-    studime
-    pushime pune
-    azil politik (ripërtëritje)
-    formim profesional gjatë punës
-    në pritje të rifitimit të shtetësisë
-    në pritje të punësimit
-    kartë qëndrimi për të huaj
-    kartë qëndrimit për shtetas të BE
-    I vetpunësuar
-    I punësuar
-    I punësuar stinor
-    familjeje
-    familjeje të mitur 14-18 vjec
-    qëndrim për punë sipas nenit 27
-    turizëm
-    person pa shtetësi (ripërtëritje)

Për të gjitha motivet e tjera duhet të drejtohesh në Kuesture.

Nëse e ke nulla ostën dhe kërkon lëshimin e lejes së qëndrimit për arsye pune ose familjare drejtohu në Sportelin Unik të Imigracionit.

Cfarë të bësh në zyrat postare

Pranë të gjithë Zyrave Postare do të gjesh paketën përkatëse:
- të verdhë nëse vjen nga një vend jashtë Bashkimit Europian;
- blu nëse vjen nga një vend i Bashkimit Europian.
Plotëso formularët duke ndjekur me vëmendje udhëzimet përkatëse.

Cfarë duhet të bësh në komunë ose në Organizatat e Punëdhënës (ital-patronat)

Aty nuk të duhet paketa në letër. Për të plotësuar kërkesën mund të disponosh asistencë të kualifikuar dhe falas.

Ku duhet të dorëzohet paketa /kit
Paketa me formularët duhet të dorëzohet në zyrat postare me sportel mik/e posacëm përkatës, me zarf të hapur.
Duhet të mbani mend se, nëse jeni duke kërkuar ripërtëritjen, duhet të dorëzoni edhe një kopje të lejes së qëndrimit që i ka përfunduar vlefshmëria dhe duhet të paraqisni gjithmonë pasaportën.
Operatori i zyrës postare do të lëshojë një faturë e cila, e bashkëngjitur me lejen e përfunduar, zëvendëson dhe ka vlerën e dokumentit që ke aktualisht.

Kostot

27,50 euro me faturën e llogarisë postare nëse vjen nga një vend jo i Bashkimit Europian dhe kërko lejen e qëndrimit më shumë se 90 ditë. Faturën e gjen pranë Zyrave Postare me Sportelin Mik. 
14,62 euro për pulla poste.
30 euro për të derdhur operatorit të Zyrës Postare kur dorëzohet kërkesa e plotësuar.

Për lëshimin e lejes së qëndrimit
Zyra e Imigracionit e Kuesturës do të të thërresë, dhe do të caktojë takim për të tërhequr lejen e qëndrimit. 
Informacione të nevojshme

Në portalin e imigracionit www.portaleimmigrazione.it do të mund të gjeni informacion për:
- informacione të përgjithshme për procedurën;
- adresat e Komunave dhe të “Organizatave të Punëdhënësve të miratuara”;
- adresat e Zyrave Postare me “Sportelin Mik”;
- gjendjen e përparimit të praktikës suaj duke futur në një zonë të rezervuar user id dhe passwordin që përmbahen në dëftesën e lëshuar nga Postat në momentin e paraqitjes së kërkesës.

Lejet e qëndrimit në kuesturë

Marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Brendshme Italiane dhe Postave Italiane përcakton që të pranohen pranë Kuesturave kërkesat e nevojshme për lëshimin e 11 llojeve të lejeve të qëndrimit.

-    për biznes
-    trajtim mjekësor
-    gara sportive
-    mision
-    motive humanitare
-    azil politik (kërkesa-lëshimi)
-    moshë të mitur
-    drejtësi
-    status pa shtetësi (lëshimi)
-    integrimi të miturve
-    ftesë

Shtetasit e Bashkimit Europian mund t’i drejtohen Zyrave të Imigracionit të Kuesturës për cdo lloj leje qëndrimi (falas) ose te ndjekin procedurën e re pranë Postave Italiane duke paguar shumën e parashikuar (30 euro).

Risi për lejet e qëndrimit për një qëndrim më të shkurtër se 3 muaj

Që prej 2 qershorit 2007 të huajt mund të vijnë në Itali për turizëm, biznes, vizita ose studime pa kërkuar lejen e qëndrimit. E rëndësishme është që qëndrimi i tyre në territorin Italian të mos jetë më i gjatë se 3 muaj.

Kjo është një risi e sjellë nga ligji nr.68 i 28 majit 2007, i botuar në Gazetën Zyrtare të 1 qershorit. Sipas dispozitave të reja shtetasit nga shtete jo anëtare të BE-së që hyjnë në Itali për një periudhë më të shkurtër se 3 muaj – duhet vetëm të deklarojnë prezencën e tyre në territorin Italian në momentin e hyrjes. Ndërsa ata të cilët vijnë nga vendet e zonës shengen kanë 8 ditë kohë për të bërë këtë deklaratë.

Deklarata mund të bëhet tek autoritetet e kufirit ose në Kuesturën e provincës në të cilën ndodhen sipas përcaktimeve e kritereve që do të vendosen me një dekret të ministrisë së brendshme italiane

Për më shumë informacion shih guidën “Informacione bazë për emigrimin e rregullt në Itali”, në faqen e internetit www.mpcs.gov.al

Një shtetas shqiptar shkon në Itali me vizë për motive turistike. Ka gjetur një punëdhënës që është i gatshëm t’a punësojë, si punëmarrës. A mund të vazhdojë të qëndrojë në Itali?

Shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së, që vijnë në Itali për motive turistike dhe që e deklarojnë praninë e tyre në territorin kombëtar janë autorizuar të qëndrojnë rregullisht në territorin kombëtar përgjatë vlefshmërisë kohore të parashikuar nga viza e tyre, por sidoqoftë jo më shumë se 3 muaj.

Ligji nr.68 i 2007-s anulloi lejet e qëndrimit për qëndrime afatshkurtëra (deri në 90 ditë). Pra, turisti shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së nuk duhet të kërkojë leje qëndrimi për motive turistike, por duhet të deklarojë praninë e tij/saj në territorin kombëtar, sipas modaliteteve të mëposhtme:

-  nëse vjen nga një shtet jo anëtar i BE-së, në çastin e hyrjes së tij/saj në Itali, duhet të paraqitet në pikat e kalimit kufitar, ku në pasaportën e tij/saj vendoset Vula Uniforme Shengen;
- nëse vjen nga një shtet i Shengenit (p.sh. Franca, Spanja, Gjermania, etj...), brenda tetë ditësh të hyrjes së tij/saj në territorin kombëtar, duhet të paraqitet tek Kuestori i Provincës ku ndodhet për të plotësuar modulin përkatës, një kopje e të cilit do t’i jepet atij/asaj.

Gjatë qëndrimit të tij/saj, turisti shtetas nga shtete jo anëtare të BE-së nuk mund të ushtrojë asnjë aktivitet punësimi, sepse kjo ndalohet me ligj, sikurse nuk është parashikuar konvertimi (shndrrimi) i qëndrimit për motive punësimi në qëndrim për motive punësimi.

Kështu, jo të gjitha lejet e lëshuara të qëndrimit mundësojnë punësimin e shtetasve nga shtete jo anëtare të BE-së, duke u ndalur në leje qëndrimi afatshkurtëra (p.sh. vizita, biznesi, turizëm, gara sportive).

Kujdes: ligji parashikon ndëshkime penale (burgim nga 6 muaj në 3 vjet dhe gjobë prej 5 mijë eurosh për çdo punëtor të kësaj kategorie të punësuar në ngarkim të punëdhënësit, që kësisoj punëson një punëtor, shtetras nga shtete jo anëtare të BE-së, që nuk zotëron një leje qëndrimi, apo që zotëron një leje qëndrimi që nuk mundëson punësim (ky është pikërisht rasti i deklarimit të pranisë, që ka zëvendësuar lejen e qëndrimit për motive turistike).

Me përfundimin e vlefshmërisë kohore të autorizuar, shtetasi i huaj duhet të rikthehet në vendin e tij/saj të origjinës, meqë nuk mund të vazhdojë të qëndrojë përtej afatit kohor të vizës dhe sidoqoftë jo më shumë se 90 ditë. Deklarata e pranisë, formalitet i detyrueshëm për të gjithë shtetasit nga shtete jo anëtare të BE-së (edhe për ato që përjashtohen nga detyrimi i pajisjes me vizë hyrjeje) autorizon qëndrim të ligjshëm, deri në 90 ditë; shtetasi i huaj që qëndron në Itali, pavarësisht se ka vizë turistike rrezikon dëbimin, vetëm me përjashtim kur provon se rikthimi im munguar në atdheun e tij/saj ishte në varësi të motiveve të rënda shëndetësore…………………………………………per më shumë informacion në faqen e internetit www.mpcs.gov.al


Një shtetas shqiptar i cili ka kartë qëndrimi në Itali, a mund ta kërkojë atë edhe për familjarët e tij/saj?

Shtetasi i huaj që plotëson kërkesat e ligjit për Leje Qëndrimi CE të Rezidentit Afatgjatë (ish-Karta e Qëëndrimit) mund ta kërkojë atë edhe për familjarët e tij/saj. Këto familjarë përcaktohen nga Neni 29 i Tekstit Unik mbi Imigrimin apo më mirë për të njëjtët anëtarë familjeje për të cilët mund të kërkohet ribashkimi familjar.

Kjo mundësi përcaktohet me ligj, Neni 9 i Tekstit Unik mbi Imigrimin, i ndryshuar me Dekret Ligjin. 3 të 2007, i cili në të vërtetë parashikon që.. “i huaji që zotëron të paktën prej pesë vitesh një leje qëndrimi ende të vlefshme dhe që provon realizimin e të ardhurave të mjaftueshme, sipas parametrave rë parashikuara nga Neni 29, pika 3 (ndryshuar nga dekret Ligji 160 i 2008) dhe një strehim të opërshtatshëm, mund t’i kërkojë kuestorit lëshimin e një Lejeje Qëndrimi CE për Rezidentët Afatgjatë për vete dhe ër famijarët, sipas Nenit 2, pika 1”

Shtetasi i huaj që qëndron në Itali, ligjërisht, të paktën prej pesë vitesh, kështu mund t’i kërkojë kuesturës kompetente këtë tip lejeje për vete dhe për famijarët e tij/saj:

- bashkëshort/e i/e rritur, jo i ndarë ligjërisht;
- fëmijë të mitur (edhe të bashkëshort/es), të pamartuar, me kusht që prindi tjetër, nëse ekziston të ketë dhënë miratimin e tij/saj;   
- fëmijë të rritur në ngarkim, sakohë që për arsye objektive nuk mund të përmbushin kërkesat e tyre të jetesës, për arsye të gjendjes së tyre shëndetësore, që sjell inaliditet total; 
- prindër në ngarkim, sakohë që nuk kanë fëmijë të tjerë në vendin e origjinëes apo të prejardhjes, apo prindër më shumë se 65-vjeç, sakohë që fëmijtë e tjerë janë të pamundur për t’i mbajtur ato, kjo për shkak të motive të rënda shëndetësore, të dokumentuara.

Kujdes
Me qëllim të kërkesës për një Leje Qëndrimi CE për Rezidentët Afatgjatë..……………… per më shumë informacion në faqen e internetit www.mpcs.gov.al

Një punëtor shqiptar do të hyjë në Itali rregullisht me motive të punësimit stinor. Kontrata e tij do të kishte kohëzgjatjen 9-mujore. Nëse punëdhënësi i tij do të dëshironte ta punësonte me kohë të pacaktuar, a do të ishte e mundur?

Punëtorët stinorë të huaj, që hyjnë rregullisht në Itali mund të punojnë ekskluzivisht në sektorët bujqësorë dhe turistiko-hotelor, me një kohëzgjatje minimale 20 ditore dhe maksimale 9-muaj, që fillon që nga data e nënshkrimit të kontratës së qëndrimit në Itali.

Nëse është hera e parë që ka hyrë në Itali, si punëtor stinor, maksimalisht pas 9-muajsh punëtori i huaj duhet të rikthehet në vendin e origjinës, meqë nuk ka mundësi ta shtyjë më tej kohëzgjatjen e qëndrimit, pavarësisht se mund të ketë gjetur një punë të re. Qëndrimi përtej këtij afati të bën në fakt tqë parregullt dhe rrezikon dëbimin.

Vetëm ai që të paktën është punëtor stinor për të dytin vit radhazi dhe që ka respektuar kushet e qëndrimit dhe të largimit pas përfundimit të kontratës ka një mundësi më shumë. Pra, përkundrejt një oferte pune jo stinore mund të kërkojë shndrrimin e lejes së tij si punëmarrës stinor në punëmarrës jo stinor, kështu mund të punësohet edhe me kohë të papërcaktuar dhe të qëndrojë rregullisht në Itali.

Kujdes: ky shndrrim mund të kërkohet vetëm në suazën e kuotave të përcaktuara për këtë qëllim në dekret flukset dhe vetëm pas botimit të tij në Gazetën Zyrtare.
Po kështu, leja e qëndrimit për punë stinore duhet që ende të jetë e vlefshme.

Per më shumë informacion në faqen e internetit www.mpcs.gov.al
 
 

Të rejat më të fundit

Migracioni
SIGURIMET SHOQËRORE
Ligji nr. 9668 datë 18.12.2006 “Për emigrimin e shtetasve shqiptarë për motive punësimi” që ka zëvendësuar ligjin e vitit 2003
Neni 34. Sigurimet shoqërore të emigrantëve

“Sigurimet shoqërore të emigrantëve shqiptarë, të punësuar në mënyrë të rregullt, rregullohen në bazë të legjislacionit për sigurimet shoqërore të shtetit shqiptar dhe të shtetit pritës, marrëveshjeve dypalëshe në këtë fushë dhe konventave ndërkombëtare për sigurimet shoqërore, ku Republika e Shqipërisë është palë”
- Situata aktuale. Në fushën e mbrojtjes sociale, Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje dypalëshe me Turqinë për transferimin në vendin e origjinës së kontributeve të sigurimit shoqëror të derdhura në vendin pritës.
Negociatat me Rumaninë dhe Bullgarinë për këtë lloj marrëveshjeje janë në fazë të avancuar.
Migracioni i parregullt

Numri i Vizitorëve

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterSot61
mod_vvisit_counterDje78
mod_vvisit_counterKëtë Javë61
mod_vvisit_counterKëtë Muaj535
mod_vvisit_counterGjithsej101522