Menu

Migrants Rights
Migration
Return and reintegration
Diaspora
Migration & development


Investments PDF Print E-mail
Investments Efektet e lehtësimit të kostos së bërjes biznes në vendin tonë u reflektuan edhe në një rritje të ndjeshme të kreditimit të sektorit privat, dhe kreditimi i sektorit privat nga sistemi bankar arriti në rreth 35 përqind të PBB në vitin 2008, krahasuar me 9.23 përqind e PBB në vitin 2004. Gjithashtu, lehtësimet fiskale dhe ndryshimi i imazhit të vendit tonë bënë të mundur që investimet e huaja direkte të rriten nga viti në vit. Kështu në vitin 2008 investimet e huaja direkte arritën në 880 milion euro, krahasuar me 324 milion euro që ishin në vitin 2004. Rritja e aktivitetit ekonomik ka ndihmuar në uljen e normës së papunësisë nga 14.4 përqind në vitin 2004 në 12.7 përqind në vitin 2008. Megjithëse gjatë këtyre viteve ka pasur një rritje të shpejtë të aktivitetit ekonomik, norma e inflacionit ka mbetur në nivelet 2-4 përqind. 
Rritja e aktivitetit ekonomik dhe ulja e evazionit fiskal u bënë të mundur për shkak të uljes së barrës së taksave dhe përmirësimeve të ndjeshme në kuadrin legjislativ dhe atij administrativ. Në vijim të reformës tatimore, Shqipëria ka një regjim fiskal me norma nga më të ulëtat në rajon dhe më gjerë, dhe pa përjashtime që krijojnë hapësira për evazion. Tatimet direkte u përgjysmuan: tatimi i fitimit nga 25 përqind në 2004 në 10 përqind në 2008, tatimi mbi biznesin e vogël nga 3 përqind në 1.5 përqind, tatimi mbi të ardhurat personale nga 20 përqind kufiri i sipërm në taksë të sheshtë me 10 përqind, norma e kontributeve për pensione për punëdhënësin nga 29 përqind në 15 përqind. Po ashtu u reduktua numri i taksave nacionale nga 21 taksa vetëm në 7 taksa. Paralel me këto ulje drastike u miratua ligji për procedurat tatimore, i bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare me synim reduktimin e informalitetit dhe përmirësimin e marrëdhënieve me biznesin. Në aspektin e decentralizmit fiskal, u realizua kalimi në administrim të Bashkive dhe Komunave i tatimpaguesve të biznesit të vogël. U ngrit Qendra Kombëtare e Regjistrimit, e cila ka thjeshtuar në maksimum procedurat e regjistrimit të tatimpaguesve, dhe prej pak kohësh ka filluar funksionimin Qendra Kombëtare e Licensimit.
 
 

Latest News

Migration
FAQ
Irregular migration

Visitors

mod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_countermod_vvisit_counter
mod_vvisit_counterToday99
mod_vvisit_counterYesterday102
mod_vvisit_counterThis week357
mod_vvisit_counterThis Month1217
mod_vvisit_counterTotal visitors33287